Bota

VD-Ushtarët britanik të KFOR-it i afrohen barrikadave, i pyesin se kush qëndron pas tyre

Britanikët shkuan me dy xhipa nga drejtimi i Mitrovicës për të pyetur nëse gjithçka ishte në rregull dhe kush i drejtonte barrikadat.

15 Dhjetor 2022, 10:46 Nga d.a.
VD-Ushtarët britanik të KFOR-it i afrohen barrikadave, i pyesin se
KFOR

KOSOVË- Pjesëtarët e kontingjentit britanik të KFOR-it kanë vizituar sot barrikadën në Ibarska Sllatinë dhe kanë biseduar me serbët e mbledhur atje.

Sipas mediave serbe, britanikët shkuan me dy xhipa nga drejtimi i Mitrovicës për të pyetur nëse gjithçka ishte në rregull dhe kush i drejtonte barrikadat. Për këtë, një nga vendasit, i cili flet anglisht, është përgjigjur se për këtë duhet të bisedohet me përfaqësuesit politikë të serbëve.

Oficerët e KFOR-it i pyetën serbët në barrikadë nëse ishin të lumtur, për të cilën vendasit u përgjigjën se ishin të lumtur. Për këtë, ushtarët e KFOR-it thanë se edhe ata janë të lumtur, nëse serbët janë të lumtur.

Një ushtar britanik i KFOR-it fliste rrjedhshëm gjuhën boshnjake dhe kur u pyet se “si e njeh kaq mirë serbishten”, ai u përgjigj se nëna e tij ishte boshnjake. Pasi biseduan me serbët në barrikadë, ushtarët britanikë lanë barrikadat dhe shkuan në drejtim të Mitrovicës.

kfor ne veri te kosoves tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll