Bota

Tajvani tronditet nga një tërmet 6,2 ballë i shkallës Rihter, ende nuk raportohet për viktima

Tërmeti u regjistrua pak para mesditës me orën lokale rreth 30 kilometra larg brigjeve të kontesë Hualien, në një thellësi të cekët prej rreth gjashtë kilometrash.

15 Dhjetor 2022, 10:07 Nga d.a.
Tajvani tronditet nga një tërmet 6,2 ballë i shkallës
Termet ne Tajvan

TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi bregun lindor të Tajvanit, njoftoi zyra meteorologjike në ishull dhe raportet e agjencive treguan se ai u ndje edhe në kryeqytetin, Taipei. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme.

Sipas APnews, tërmeti u regjistrua pak para mesditës me orën lokale rreth 30 kilometra larg brigjeve të kontesë Hualien, në një thellësi të cekët prej rreth gjashtë kilometrash.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGC) bëri të ditur se magnituda e tërmetit ishte më e ulët, me magnitudë 5.9 ballë dhe ishte në një thellësi prej 12 kilometrash.

Tajvani shpesh preket nga tërmetet sepse ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike. Disa tërmete me magnitudë 6.0 ose më shumë mund të jenë vdekjeprurës, megjithëse shumë varet nga vendi ku ra tërmeti dhe në çfarë thellësie.

Një gazetar nga France Press raportoi nga Taipei se lëkundjet që u ndjenë në atë qytet ishin më pak të fuqishme se ato të shtatorit.

Një tërmet më i fortë me magnitudë 6.9 goditi bregun lindor të Tajvanit në mes të shtatorit, duke vrarë një person dhe duke shkaktuar shembjen ose dëmtimin e disa ndërtesave.

termet ne tajvan

Sondazh

Poll