Bota

'Është spektakël dhe tërësisht farsë'/ PDK dhe AAK bojkotojnë fjalimin vjetor të Presidentes Vjosa Osmani

Sipas tyre seanca e sotme është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.

15 Dhjetor 2022, 09:58 Nga a.l
'Është spektakël dhe tërësisht farsë'/
Vjosa Osmani

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës, dhe partia Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, AAk kanë njoftuar se grupet paralajmetare të tyre nuk do të jenë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të Presidentes Vjosa Osmani. Ky bojkot nga ana e PDK-së shoqërohet me argumentin se rregullat formale të raportimit para Kuvendit, nuk janë gjë tjetër veçse mbulim i dështimit të Presidentes. Sipas tyre seanca e sotme është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.

Grupi Parlamentar i PDK-së konsideron se organizimi i sotëm i fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, para deputetëve të Kuvendit, është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes. Gjuha jo unifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipik të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon. Shembujt për këtë janë të shumtë, përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mosmbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë”, bëri të ditur PDK.

Sipas PDK-së, e para e shtetit, Vjosa Osmani në kompetencat e saj, nuk ka vepruar për sigurinë, ndërsa për situatën e tensionuar në në Veri të Kosovës, sipas tyre ajo nuk angazhuar madje as nuk ka shkuar për të parë sesi paraqitet situata.  

Kujtojmë vetëm disa nga veprimet e Presidentes Osmani kundër institucioneve të pavarura të Republikës: Shkarkimi znj. Daka, ka heshtur dhe mbrojtur rastet më skandaloze korruptive si ai i Martin Berishaj, ajo nuk ka qenë transparente as gjatë deklarimit të pasurisë së saj, nuk ka mbrojtur interesat e sindikatave dhe qytetarëve, nuk ka bërë as të vetmen përpjekje për të instaluar dialogun social dhe institucional në Kosovë. Me miq ndërkombëtarë është sjellë me arrogancë dhe nuk e ka as edhe një vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtarisht. Në nivelin kombëtar, me Shqipërinë është sjellë si grindavece partiake duke dështuar kështu në përfaqësimin vëllazëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Znj. Osmani, përkundër faktit që vet është një grua, nuk ka bërë as të vetmin hap drejt fuqizimit të lidershipit të grave në Kosovë, përkundrazi në mesin e tyre ka shkaktuar përçarje, duke avancuar vetëm gratë e pushtetit dhe partisë së saj fantome GUXO. Presidentja asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Në kompetencat e saj që i takojnë, ajo nuk ka vepruar për sigurinë. Për Veriun dhe qytetarët atje nuk gjeti kohë për vizitë, përpos sa ishte në fushatë për LVV, etj”, u bë e ditur në komunikatën e PDK-së, duke u shtuar se për këto dhe shumë arsye të tjera, PDK refuzon të marrë pjesë në këtë seancë.

Pas Grupit Parlamentar të PDK-së edhe ai i AAK-së ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku presidentja Vjosa Osmani do të mbajë fjalimin e saj vjetor. AAK tha se Osmani ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj unifikuese.

Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të flasë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Seanca ku do të flasë e para e shtetit të Kosovës do të nisë nga ora 9:30. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit obligohet që së paku njëherë në vit t’i drejtohet Kuvendit.

fjalimi i osmanit

Sondazh

Poll