Sport

Macron me superlativa: “I jam shumë mirënjohës Deschamps dhe këtij ekipi”...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përgëzon trajnerin, si dhe futbollistët për daljen e tyre në finale të Kupës së Botës

15 Dhjetor 2022, 00:19 Nga DOSJA
Macron me superlativa: “I jam shumë mirënjohës Deschamps

KATAR - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ndoqi nga tribuna e stadiumit ‘Al Bayt’ ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Botës, midis Francës dhe Marokut, u shpreh shumë krenar për punën e bërë nga trajneri francez Didier Deschamps dhe lojtarët, të cilët arritën në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Argjentinën.

“Sporti ofron emocione të thjeshta dhe të pastra. Ishte e tensionuar, sepse një lojë nuk fitohet kurrë lehtë. Skuadra marokene luajti shumë mirë. I jam shumë mirënjohës Didier Deschamps dhe këtij ekipi, i cili është një përzierje e gjeneratave të ndryshme. Për Deschamps janë tre finale dhe ai ka fituar! Nuk ka dy pa tre. Jam shumë krenar për ekipin”,- tha presidenti francez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll