Bota

FOTOT/ NATO zhvillon stëvitje në Bullgari, pritet forcimi i Evropës në lindje

Pika historike u shënua nga një ceremoni e kryesuar nga shefi i mbrojtjes së Bullgarisë, Admirali Emil Eftimov dhe komandanti i Komandës së Përbashkët të Operacioneve të Italisë, gjenerali Francesco Paolo Figliuolo.

14 Dhjetor 2022, 23:31 Nga I.A
FOTOT/ NATO zhvillon stëvitje në Bullgari, pritet forcimi i
Pamjet nga stervitja

BULLGARI- Grupi luftarak shumëkombësh i NATO-s në Bullgari arriti aftësinë e plotë operacionale të mërkurën. Pika historike u shënua nga një ceremoni e kryesuar nga shefi i mbrojtjes së Bullgarisë, Admirali Emil Eftimov dhe komandanti i Komandës së Përbashkët të Operacioneve të Italisë, gjenerali Francesco Paolo Figliuolo.

Përmes imazheve duken ushtarët e grupit të betejës shumëkombëshe të NATO-s dhe pajisje të shumta ushtarake, përfshi disa tanke. Këto stërvitje vijnë pasi zyrtarët estonezë të mbrojtjes thanë javën e kaluar se SHBA do të dislokonte trupa shtesë këmbësorie në vendin baltik të Estonisë “në javët e ardhshme” për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të NATO-s.

emil eftimov nato francesco paolo figliuolo

Sondazh

Poll