Bota

Escobar: S'do të lejojmë që dikush nga Kosova ta rrezikoj Serbinë

14 Dhjetor 2022, 22:03 Nga I.A
Escobar: S'do të lejojmë që dikush nga Kosova ta rrezikoj
Gabriel Escobar

SERBI- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkaura të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se SHBA nuk do të lejojë askënd në Kosovë që ta rrezikoj Serbinë. Në një intervistë për televizionin serb N1, Escobar ka sqaruar se deklarata e tij e ditëve të fundit se “Kosova ka garanci sigurie nga SHBA”, nuk është kërcënim për Serbinë.

S’do të lejojmë që dikush nga Kosova ta rrezikoj Serbinë dhe sigurinë e stabilitetin në veri të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai ka përsëritur se SHBA e refuzon kategorikisht kthimin e Ushtrisë Serbe në veri të Kosovës.

“Nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë. Kjo nuk është kohë për të përdorur ushtrinë. Kjo është kohë për ta përdorur diplomacinë, dialogun dhe kompromisin”, ka shtuar Escobar.

tensione në veri të kosovës gabriel escobar

Sondazh

Poll