Bota

Dënohet me vdekje ujku që hëngri ponin e Von der Leyen: U shqetësuam nga ngjarja

Poni, i quajtur "Dolly", u vra nga një ujk në shtator, kur ishte duke kullotur me një kalë të vogël në pronësi të familjes von der Leyen pranë Hanoverit, në Gjermaninë veriore.

14 Dhjetor 2022, 23:10 Nga I.A
Dënohet me vdekje ujku që hëngri ponin e Von der Leyen: U
Ursula von der Leyen

GJERMANI- Rajoni gjerman i Hanoverit ka lëshuar një leje zyrtare të gjuajtjes për një ujk që vrau një nga ponitë e Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, e cila kishte thënë më parë se ekzekutivi i BE-së do të rivlerësonte statusin e mbrojtjes së ujqërve. Poni, i quajtur "Dolly", u vra nga një ujk në shtator, kur ishte duke kullotur me një kalë të vogël në pronësi të familjes von der Leyen pranë Hanoverit, në Gjermaninë veriore.

“E gjithë familja është jashtëzakonisht e shqetësuar nga ky lajm”, tha zëdhënësi i kreut të Komisionit.

Tani, autoritetet kompetente kanë lejuar që ujku në fjalë të qëllohet.

"U kërkua një shmangie nga legjislacioni i ruajtjes dhe u konsiderua në përputhje me kërkesat ligjore. Këto janë përmbushur," tha një zëdhënës i administratës përkatëse komunale për të përditshmen gjermane TAZ.

Ujku është një i ashtuquajtur "ujk problematik" një koncept në ligjin gjerman të ruajtjes që zbatohet kur një ujk sulmon në mënyrë të përsëritur kafshët e fermës dhe e bën më të lehtë marrjen e një leje të jashtëzakonshme për gjuajtje.

dolly ursula von der leyen

Sondazh

Poll