Escobar: S'do të lejojmë që dikush nga Kosova ta rrezikoj Serbinë
Gabriel Escobar SERBI- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkaura të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...
Në një intervistë për televizionin serb N1, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Escobar është shprehur optimist për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.
SERBI- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se ka arsye për barrikadat që i kanë vendosur serbët në veri. Megjithatë, ai ka theksuar se ato duhet të hiqen brenda disa ditësh. Në një intervistë për televizionin serb N1, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Escobar është shprehur optimist për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.
“Nuk dua të hyj në detaje të bisedës, por më duhet të them se ka elemente për optimizëm. Përveç kësaj, dua të them se ne nuk kemi nevojë vetëm për një zgjidhje të kësaj krize aktuale, ne kemi nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Ne duam ta kthejmë këtë krizë në një mundësi jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin”, ka theksuar Escobar.
Ai ka deklaruar se se pritshmëritë e SHBA-së janë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i vendosin. Sipas tij, ka një arsye pse ato u vendosën dhe pse do të hiqen.
“Ne dëgjuam shqetësimet e tyre. Ato janë legjitime. Ne duam të punojmë me komunitetin serb në veri të Kosovës, për të përmbushur kërkesat e tyre. Ka një mënyrë për të ecur përpara, ashtu siç ka një arsye pse vendosin barrikadat dhe pse do t’i heqin ato. Po ashtu serbët duhet të kthehen në institucionet e përbashkëta, sepse ata janë të nevojshëm atje. Mendoj se në të ardhmen e afërt, kjo do të ndodhë”, ka deklaruar Escobar.
Escobar ka deklaruar se ende nuk është caktuar një afat për heqjen e barrikadave dhe kthimin në institucione, por thekson se pret që kjo të bëhet në një të ardhme të afërt.
Gabriel Escobar SERBI- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkaura të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...
Elon Musk SHBA- Miliarderi Elon Musk ka ngritur alarmin se dikush mund ta vrasë atë. Këto komente Musk i ka ndarë me ndjekësit e t...
Bombardime UKRAINË- Forcat ruse qëlluan në ndërtesën e administratës ushtarake rajonale në sheshin qendror të Herso...
Pamje nga rrezimi i avionit ITALI- Trupi i një piloti Eurofighter është gjetur pasi avioni u rrëzua teksa po kthehej në një b...
SHBA- Prokurori federal me përvojë Andrew Adams drejton grupin e posaçëm të punës të quajtur “KleptoCapture” n&...
Bruksel BRUKSEL- Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për ...
Francesco Giorgi dhe Eva Kali BRUKSEL- Partneri i Eva Kailit, Francesco Giorgi, është lënë në paraburgim për pastrim par...
Kapuç BRITANI E MADHE- Mediat britanike kanë publikuar foto nga ajo që ka mbetur nga gomonia që u përmbyt bashkë me 49 emig...
Emigrantët BRITANI E MADHE- Është publikuar mesazhi zanor që emigrantët që u përmbytën bashkë me varkën n...
Denys Shmyhal UKRAINË- Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se marrëveshja për lëvizjen e armëve të rënda nga centr...