Bota

VIDEO/ Pakoja postare nga Holanda, 46-vjeçarja kapet me 3 kg metamfetaminë në Greqi

Paketa e dyshimtë përmbante 14 pako najloni, të mbyllura hermetike, të cilat përmbanin metamfetaminë kristal të fshehur me kujdes, me peshë totale 3 kilogramë e 180 gram.

14 Dhjetor 2022, 23:17 Nga I.A
VIDEO/ Pakoja postare nga Holanda, 46-vjeçarja kapet me 3 kg
Metamfetamina

GREQI- Një 46-vjeçare e huaj është arrestuar për import të lëndëve narkotike në territorin grek. Në kuadër të dorëzimit të kontrolluar, pas një vendimi të Trupit Koordinues të Ndjekjes së Drogës dhe miratimit të Prokurorit të Apelit të Athinës, punonjësit e policisë arrestuan një 46-vjeçare të huaj pasi u kap me metamfetaminë.

Paketa e dyshimtë përmbante 14 pako najloni, të mbyllura hermetike, të cilat përmbanin metamfetaminë kristal të fshehur me kujdes, me peshë totale 3 kilogramë e 180 gram.

E arrestuara është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.

 

kapet 46-vjeçarja me metamfetamine ne greqi

Sondazh

Poll