Politike

Indeksi i biznesit/ Mullaj: Rekomandojmë modernizimin e sistemit të taksave

Drejtori Ekzekutiv në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Neritan Mullaj deklaroi se ka pasur një rritje pozitive të biznesit në Shqipëri.

14 Dhjetor 2022, 11:12 Nga A.B
Indeksi i biznesit/ Mullaj: Rekomandojmë modernizimin e sistemit të
Neritan Mullaj

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua Konferenca 'Forcat e punës dhe sfidat e së ardhmes'. Drejtori Ekzekutiv në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Neritan Mullaj deklaroi se ka pasur një rritje pozitive të biznesit në vend kohët e fundit. Ai sygjeroi që në të ardhmen të punojnë për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri.

'Kemi një rritje pozitive të vitet e fundit. Në aspektin e klimës së investimeve, do të jetë pjesë e axhendës. Rekomandojmë modernizimin e sistemit të taksave. Unë do thoja se në strategjinë e dhomës, do të jetë e angazhuar në aspektin e ngritjes së kapaciteteve në fuqinë punëtorë. Do punojmë në të ardhmen. Do punojmë që të mbajmë të rinjtë në Shqipëri, që të punojnë në bizneset shqiptare. '- tha Mullaj. 

neritan mullaj indeksi i biznesit

Sondazh

Poll