Aktualitet

Zhduket 29-vjeçarja në Tiranë, nëna bën kallëzimin në Polici: Iku nga shtëpia para 6 muajsh

Mister mbetet fakti se përse nuk është kryer më parë denoncimi për zhdukjen e 29-vjeçares me inicialet A. L.

14 Dhjetor 2022, 14:47 Nga A.B
Zhduket 29-vjeçarja në Tiranë, nëna bën
Policia

TIRANË- Një 29-vjeçare rezulton të jetë larguar nga banesa para 6 muajsh. Policia njofton se ka qënë nëna e saj, 56-vjeçarja me inicialet M.L ajo e cila ka kryer kallëzimin në polici për zhdukjen e vajzës. Mister mbetet fakti se përse nuk është kryer më parë denoncimi për zhdukjen e 29-vjeçares me inicialet A. L. Policia ka nisur punën për gjetjen e vajzës së zhdukur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. L., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

zhduket 29-vjecarja ne tirane tirane

Sondazh

Poll