Aktualitet

Përndiqte të miturën, vihet në pranga 42- vjeçari në Shijak

I arrestuari pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

14 Dhjetor 2022, 13:59 Nga a.l
Përndiqte të miturën, vihet në pranga 42- vjeçari
Policia

SHIJAK- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur. Policia njofton se bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak. Ai është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur”-njofton policia.

I arrestuari pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale./Dosja.al

arrestime ne shijak

Sondazh

Poll