Aktualitet

Pëson infarkt në zyrë, ndërron jetë kreu i Hipotekës në Sarandë

26 Shkurt 2019, 18:29 Nga DOSJA
Pëson infarkt në zyrë, ndërron jetë kreu i

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Sarandës. Kreu i Hipotekës së Sarandës Armand Hysi ka humbur jetën pas një infarkti kardiak që ka pësuar në vendin e punës. 44 vjeçari ka qenë në zyrë në momentin që ka pësuar atak kardiak.

Armand Hysi ishte emëruar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë dhe brenda një kohe të shkurtër, kishte arritur ta kthente zyrën e Hipotekës në një nga institucionet më të suksesshme të Sarandës.

Gjithashtu Hysi ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe Pedagog në Universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër.  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand hysi sarande armand hysi sarande

Sondazh

Poll