Politike

Vokshi, Baçi e Bylykbashi paralajmërojnë Nikollën me padi: Na shto emrin në listën e PD!

Të tre thanë se nuk duan të listohen si të pavarur, duke e konsideruar këtë gjë, një shkelje të Kushtetutës.

12 Dhjetor 2022, 20:17 Nga F.M
Vokshi, Baçi e Bylykbashi paralajmërojnë Nikollën me padi:
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla t'i listojë në grupin parlamentar të PD-së dhe jo si të pavarur. Albana Vokshi, Luan Baçi dhe Oerd Bylykbashi shkruan këtë kërkesë në Kuvend. Të tre thanë se nuk duan të listohen si të pavarur, duke e konsideruar këtë gjë, një shkelje të Kushtetutës.

Pjesë nga replikat:

Albana Vokshi: Unë nuk jam Albana Vokshi deputete, jo zonja kryetare, jam deputete e Partisë Demokratike, keni bërë një gabim shumë të madh ju personalisht ne shkelje ligjore që keni hequr emrin tim dhe katër kolegëve të mi. Ne jemi deputetë të PD. Ju paralajmëroj se do ju padis. Unë do t’ju padis për abuzim me postin tuaj. Mjaft më me dhunën ndaj opozitës, nuk do të jetë më si më parë, ju siguroj unë dhe kolegët e mi.

Luan Baçi: Edhe unë zonja kryetare e parlamentit, kam të njëjtën kërkesë. Ju lutem më shënoni emrin në listën e PD-së. më keni nxjerrë nga lista. E bëtë një vit, por boll më. Kam fituar në listën e PD. Një ditë do tu kthehet në boomerang kjo lëvizje.

Kërkova që fjalën time ta merrte Noka sepse është deputeti i grupit parlamentar i PD-së. E parashikon rregullorja. Grupi i deputetëve të PD-së është përcaktuar nga zgjedhjet dhe vetëm ata që kanë bërë kërkesë kalojnë diku tjetër. ka më shumë se një vit që ky parlament është në shkelje të kushtetutës. E kam kërkuar që atëherë aktin e parlamentit me të cilin ky parlament ka përjashtuar pesë të tillë nga grupi. Është shkelje flagrante. Ju jeni e para që mbani përgjegjësi për këtë. 

oerd bylykbashi luan baci albana vokshi seance plenare 12 dhjetor 2022

Sondazh

Poll