12 Dhjetor 2022, 22:38
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria shqiptare ka miratuar disa ndryshime në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft Corporation” për sigurinë kibernetike. Në Aktin Normativ të publikuar, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të amendojë marrëveshjen me “Microsoft” por duke zgjeruar fushat e angazhimit të gjigandit amerikan.
Fondi total për këtë do të jetë 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë euro, sipas njoftimit të publikuar në fletoren zyrtare. Kjo shumë do të kontribuojë në realizimin e ndryshimit të projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Vendimi:
1. Miratimin e marrëveshjes ndryshuese, të marrëveshjes së rinovuar për partneritetin strategjik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft Corporation”, miratuar me vendimin nr.55, datë 3.2.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Fondi total prej 2 392 794 278 (dy miliardë e treqind e nëntëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, për realizimin e ndryshimit të projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
3. Autorizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të lidhur marrëveshjet e parashikuara për zbatimin e projektit strategjik, sipas përcaktimeve në marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së rinovuar për partneritetin strategjik, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
microsoft corporation siguria kibernetike
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 22:36
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si u arrit të përgjohej Taulant Balla pas masakrës së vitit 2016 në El...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 22:18
I.A
Rruga e Arbrit
RRËSHEN- Reshjet e shumta të dëborës në rrugën e Arbrit kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 22:20
F.M
KLP
TIRANË- Këtë të premte pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 22:05
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuar...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 22:00
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrat e preferuar të kryeministrit Edi Rama dhe të ambasadores së Shteteve të ...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 21:44
Dosja.al
Laura dhe Mateo Zyfi
TIRANË- Laura dhe Mateo Zyfi kërkuan ndihmën e Fiksit, pasi me vdekjen e nënës së tyre para gati 10 vit...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 21:24
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale ka gjobitur Drejtorin&eu...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 20:45
I.A
Aurel Doda
ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën ditën e soime në Itali. Mësohet se 19-vjeçari me emrin Aurel Doda nga f...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 20:20
I.A
Kuvendi
TIRANË- Me 90 vota pro dhe 3 kundër është miratuar amendimi i katërt i nënshkruar në marrëve...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 20:05
I.A
Kokaina
ITALI- Një bandë që shiste lëndë narkotikë gjatë periudhës së Covid-19 është shkatërrua...