Aktualitet

Artan Hoxha zbulon të preferuarin e Kim si kryetar të SPAK: Ambasadorja donte Dumanin, kryeministri, Kondilin

Ai tha më tej se në fund do të zgjidhet Adnan Xholi. 

12 Dhjetor 2022, 22:00 Nga F.M
Artan Hoxha zbulon të preferuarin e Kim si kryetar të SPAK:
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrat e preferuar të kryeministrit Edi Rama dhe të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, mes kandidatëeve për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). I ftuar në "TPZ", Hoxha tha se Kim preferon Altin Dumanin. Ndërsa sipas tij, qeveria ka lobuar për Ervin Kondillin. Ai tha më tej se në fund do të zgjidhet Adnan Xholi. 

"Zoti Altin Dumani, ka qenë i preferuari i ambasadës amerikane edhe kur u zgjodh Kraja. Zoti Dumani drejton një nga dy sektorët e SPAK. Ka sektorin kundër krimit të organizuar që e drejton zoti Dumani. Të tre emrat janë profesionistë, i njoh të tre. Nga informacioni që kam, lobimi që bëhet është që zoti Dumani, që ka dhënë prova, ata mendojnë se zoti Dumani është kandidat që plotëson kushtet. Ndërsa, nga qeveria është lobuar për zotin Kondili. Për këto arsye, kam përshtypjen që në fund do të zgjidhet zoti Xholi,"- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll