Aktualitet

FOTO/ Vështirësohet qarkullimi në rrugën e Arbrit, rreshjet e borës zbardhin superstradën

Për shkak të borës rruga e Arbrit është zbardhur dhe autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët në rrugë.

12 Dhjetor 2022, 22:18 Nga I.A
FOTO/ Vështirësohet qarkullimi në rrugën e Arbrit, rreshjet
Rruga e Arbrit

RRËSHEN- Reshjet e shumta të dëborës në rrugën e Arbrit kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Për shkak të borës rruga e Arbrit është zbardhur dhe autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët në rrugë.

Që prej fundjavës, moti i keq me reshje shiu dhe dëborë ka përfshirë vendin tonë. Ndërkohë, në veri të vendit kanë nisur reshjet e dëborës, por ende nuk është raportuar për rrugë të bllokuara.

 

 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll