Aktualitet

Të premten zgjidhet kreu i ri i SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë: Tre kandidatët do u nënshtrohen intervistave

Edvin Kondili, Altin Dumani dhe Adnan Xholi do të dalin para KLP-së për t'u marrë në pyetje e më pas, kreu i ri i SPAK do të zgjidhet përmes pikëzimit.

12 Dhjetor 2022, 22:20 Nga F.M
Të premten zgjidhet kreu i ri i SPAK, Këshilli i Lartë i
KLP

TIRANË- Këtë të premte pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasardhësi i Arben Krajës. Përmes një njoftimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se tre kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit do i nënshtrohen intervistave. Në garë aktualisht janë prokurorët: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Edvin Kondili, Altin Dumani dhe Adnan Xholi do të dalin para KLP-së për t'u marrë në pyetje e më pas, kreu i ri i SPAK do të zgjidhet përmes pikëzimit.

Drejtimin e SPAK e ka ende Arben Kraja, i cili e përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Me përfundimin e madatit të Krajës, merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. 

Kjo sepse drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, edhe pse Kraja u mundua të ndryshonte këtë rregull. Me pretendimin se ishte drejtuesi i parë dhe nuk kishin pasur infrastrukturën e nevojshme për të punuar me kapacitet të plotë, Kraja kërkoi edhe 3 vite në detyrë, por kërkesa u rrëzua menjëherë.

Njoftimi

Zhvillimi i intervistave me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si më poshtë:

Adnan Xholi
Altin Dumani
Edvin Kondili

Zgjedhja e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërohet sektori i dokumentimit te seancave të bëj publikimin e kësaj axhende në faqen ëeb të Këshillit. Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit për të siguruar pjesëmarrjen Kryetari Alfred Balla

arben kraja alfred balla

Sondazh

Poll