12 Dhjetor 2022, 21:44
Nga Dosja.al
Laura dhe Mateo Zyfi
TIRANË- Laura dhe Mateo Zyfi kërkuan ndihmën e Fiksit, pasi me vdekjen e nënës së tyre para gati 10 vitesh nuk kanë jetuar më bashkë. Laura ka qëndruar në shtëpinë e fëmijës deri 18 vjeç dhe më vonë nëpër shoqe, ndërsa Mateo që 14 vjeç ka jetuar në një plevicë bagëtish, për ruajtjen e të cilave është paguar 60 mijë lekë. Laura Zyfi u ankua në emisionin Fiks Fare se është e pastrehë. Ajo ka qëndruar në shtëpinë e fëmijës nga mosha 13-vjeç kur i vdiq e ëma deri në 18 vjeç, më vonë ka qëndruar nëpër shtëpitë e shoqe.
“Po bëj 4 -vite nëpër shoqe , nuk kam ku qëndroj më, njëherë te njëra njëherë te tjetra, kanë familjet e tyre” thotë Laura. Por Laura kërkon strehë jo vetëm për veten, por dhe për dy 2 motrat të cilat jetojnë akoma në shtëpinë e fëmijës e ndërsa vëllai i tyre i vetëm është çoban në fshat. Fiksi solli pamjet e vendit ku fle edhe vëllai i Laurës, aty ku mbaronin ballat e barit dhe fuçitë me misër për bagëtinë fillonte dhe krevati i Mateos i cili kërkoi nga Fiksi vetëm një strehë ku të qëndronte me motrën.
Ai thotë se babai e nxori nga shtëpia pasi u martua dhe lindi një fëmijë me njerkën, dhe kjo e fundit nuk e donte më në shtëpi. Kështu u detyrua të dali nga shtëpia 15 vjeç dhe për 5 vite po qëndron në atë punë.
“Familja që më mban edhe më ushqen, më jep edhe 60 mijë lekë në muaj. Për të fjetur s’më mbajnë dot në shtëpi, sepse kanë djalin dhe vajzën e tyre” thotë Mateo.
Si fillim Fiksi kërkoi në Bashkinë Maliq zgjidhjen e rastit, por ky institucion kishte të pamundur strehimin për të dy jetimët, por që pasi të strehohen ata do ndihmojnë në punësimin e tyre. Gazetarët e Fiksit komunikuan me Qendrën “Vatra”, të cilët morën përsipër strehimin e motrës dhe vëllait, dhe dërgimin e paketave higjenike për ta.
Marrë nga TOPCHANNEL
laura zyfi mateo zyfi fiks fare
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 21:24
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale ka gjobitur Drejtorin&eu...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 20:45
I.A
Aurel Doda
ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën ditën e soime në Itali. Mësohet se 19-vjeçari me emrin Aurel Doda nga f...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 20:20
I.A
Kuvendi
TIRANË- Me 90 vota pro dhe 3 kundër është miratuar amendimi i katërt i nënshkruar në marrëve...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 20:05
I.A
Kokaina
ITALI- Një bandë që shiste lëndë narkotikë gjatë periudhës së Covid-19 është shkatërrua...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 19:02
I.A
Shqiptaret
ANGLI- 11 shqiptarë janë deportuar nga Anglia në aeroportin e Tiranës. Të rrethuar nga roje kufitare britanike dhe...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 18:50
F.M
Davide Pecorelli
TIRANË- Davide Pecorelli, 47-vjeçari italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë të Shqipërisë &eu...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 18:18
I.A
Pamje nga vendngjarja
VLORË- Një tentative për vjedhje ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se një...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 18:02
a.l
operacioni
ITALI- Mediat italiane kanë reaguar lidhur me operacionin e koduar 'Transferta' që u zhvillua në Tiranë e cila ç...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 17:59
I.A
Spitali efektiv
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Aktualitet
12 Dhjetor 2022, 17:53
LAJMI I FUNDIT/ Policia belge sërish kontrolle në zyrat e Parlamentit Evropian. Janë kontrolluar 19 shtëpi dhe 1 zyrë....