Politike

Grushti ndaj Berishës 'shkon' në Parlament, Boçi shënjestron Ramën: Autor është ai që mungon sot, të vijë të japë dorëheqjen

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si autor dhe shtoi se ai duhet të vijë e të japë dorëheqjen. 

12 Dhjetor 2022, 17:49 Nga F.M
Grushti ndaj Berishës 'shkon' në Parlament, Boçi
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit. I pranishëm në Kuvend, Boçi tha se goditja që iu bë Berishës nuk ka sulmuar vetëm atë, por të gjithë Opozitën. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si autor dhe shtoi se ai duhet të vijë e të japë dorëheqjen. 

Pjesë nga biseda:

Luçiano Boçi: Harrojeni ju, nuk goditet Sali Berisha, është goditur Opozita dhe autori i këtij sulmi është ai që mungon sot. Të vijë këtu dhe të japë dorëheqjen. Boll më. Është organizator i një sulmi ndaj kryetarit të Opozitës, duke kërcënuar drejtpërdrejt Sali Berishën, Edi Palokën dhe Gazment Bardhi. Nuk duhet të vazhdojmë dot më me këtë qëndrim, boll më, jeni kryetare e Kuvendit, mbani qëndrim dhe ta votojmë këtu.

Lindita Nikolla: E kemi dënur dhunën dhe kemi kërkuar që të ndëshkohet dhunuesi. 

 

luciano boci seance plenare 12 dhjetor 2022

Sondazh

Poll