Bota

Skandali i eurodeputetëve, Borrell: Akuzat për korrupsion të BE-së janëshumë shqetësuese

Borrell, i cili foli para gazetarëve teksa mbërriti në një takim të ministrave të kashtëm të BE,  tha se hetimi nuk synonte askënd nga shërbimi diplomatik i BE-së.

12 Dhjetor 2022, 12:43 Nga d.a.
Skandali i eurodeputetëve, Borrell: Akuzat për korrupsion të
Kaili

BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se arrestimet për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Evropian janë "shumë, shumë shqetësuese". Dhe ministri irlandez i Punëve të Jashtme Simon Coveney tha se akuzat kundër katër personave ishin "shumë të dëmshme".

Sipas BBC, Borrell, i cili foli para gazetarëve teksa mbërriti në një takim të ministrave të kashtëm të BE,  tha se hetimi nuk synonte askënd nga shërbimi diplomatik i BE-së.

“Sigurisht që lajmet janë shumë, shumë shqetësuese. Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte, që sigurisht që më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian”, tha Borrell.

Gjithashtu duke folur para takimit të së hënës, Coveney tha se akuzat ishin "shumë të dëmshme", duke shtuar se "ne duhet t'i shkojmë deri në fund". Ndërkohë Terry Reintke, i cili bashkë-kryeson bllokun e Gjelbër në parlament, ka bërë thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të zonjës Kaili.

“Ne as nuk duhet ta heqim atë nga posti i saj nënkryetar. Kjo duhet të bëhet nga ajo në mënyrë proaktive."- tha eurodeputetja gjermane. 

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, që besohet të jetë një nga të akuzuarit. Prokurorët dyshojnë se një shtet i Gjirit, thuhet se është Katari, u përpoq të ndikojë në parlament duke dhuruar para ose dhurata. Katari ka mohuar sjelljen e pahijshme.

Policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600,000 euro në 16 kontrolle në Bruksel të premten. Gjithashtu janë marrë kompjuterë dhe telefona celularë për të ekzaminuar përmbajtjen e tyre.

Katër persona janë akuzuar ndërsa dy janë liruar, thanë prokurorët të dielën. Asnjë i dyshuar nuk është përmendur publikisht, por zonja Kaili mësohet të jetë në mesin e atyre që janë paditur.

“Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, tha në një deklaratë zyra e prokurorisë federale belge.

Kaili, një eurodeputete për tetë vjet, u pezullua nga detyra e saj si një nga 14 nënkryetaret nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola. Ajo është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në parlament dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke Pasok. Prokurorët në Greqi thuhet se kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili.

Vëzhguesit dhe deputetët e opozitës thanë se hetimi i ryshfetit mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e Parlamentit Evropian. Prokurorët thanë se dyshonin se një shtet i Gjirit kishte ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të parlamentit për disa muaj, veçanërisht duke synuar ndihmësit.

Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së i zgjedhur drejtpërdrejt. Rreth 705 anëtarë të parlamentit, të zgjedhur nga votuesit në 27 vendet që përbëjnë BE-në, takohen për të shqyrtuar legjislacionin e propozuar dhe për të votuar sipas ligjit evropian.

skandali i pe eva kaili josep borrell

Sondazh

Poll