Bota

Sërish alarme për bomba në Shkup, emaili kërcënues i dërgohet Ministrisë së Jashtme, Qendrës Tregtare dhe disa shkollave

Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp e ministrisë, ndërkohë që po ditën e sotme emaile të tilla janë marrë edhe nga Qendra Tregtare e Qytetit GTC dhe disa shkolla të mesme në Shkup, si dhe në një shkollë fillore në Kavadar.

12 Dhjetor 2022, 11:49 Nga d.a.
Sërish alarme për bomba në Shkup, emaili kërcënues i
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Mëngjesin e sotëm Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një email kërcënues ku pretendohet se në godinën e saj janë vendosur disa mjete shpërthyese.

Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp e ministrisë, ndërkohë që po ditën e sotme emaile të tilla janë marrë edhe nga Qendra Tregtare e Qytetit GTC dhe disa shkolla të mesme në Shkup, si dhe në një shkollë fillore në Kavadar.

Nga fundi i muajit tetor deri më tani ka pasur gjithsej 12 denoncime të rreme për vendosjen e bombave nëpër shkollat në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar frikë dhe çrregullim të sistemin arsimor në këtë shtet.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj personi të mitur nga Shkupi, pasi kishte pranuar në polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme në kryeqendrën maqedonase.

alarm per bombe ne maqedoni

Sondazh

Poll