Bota

"Stop Ballkanit të Hapur", protestuesit dhe disa deputetë dalin në protestë para Kuvendit të Malit të Zi

Protestuesit në urën “Gazela”, e njohur më mirë si “Ura e varur” është vënë një pankartë ku shkruhej “Stop Ballkanit të Hapur". Në protestë janë deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Predrag Sekuliç, Nikolla Janoviç, Mihailo Andushiç dhe zyrtarja e partisë Nermin Abdiç.

12 Dhjetor 2022, 11:36 Nga d.a.
"Stop Ballkanit të Hapur", protestuesit dhe disa deputetë
Proteste ne Malin e Zi

MAL I ZI- Në qendrën e gjerë të Podgoricës ka bllokime të mëdha trafiku ku disa qytetarë janë mbledhur para godinës së parlamentit malazez në një protestë.

Sipas Vijestit, protestuesit në urën “Gazela”, e njohur më mirë si “Ura e varur” është vënë një pankartë ku shkruhej “Stop Ballkanit të Hapur". Në protestë janë deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Predrag Sekuliç, Nikolla Janoviç, Mihailo Andushiç dhe zyrtarja e partisë Nermin Abdiç.

Pjesa më e madhe e politikanëve në Malin e Zi janë kundër idesë së aderimit të Malit të Zi në nismën e Open Ballkan, e inicuar nga Shqipëria, Serbis dhe Masqedonia e Veriut, pas publikimit të raportit të një eurodeputeti i cili e cilësoi si të një nismë të dështuar dhe pa asnjë arritje.

Protestat në Mal të Zi po mbahen për shkak të krizën politike, pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviçit në gusht të këtij viti, ku opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një qeveri e re që do të udhëhiqej nga Miodrad Llekiç, që ka mbështetjen e kësaj partie. Mali i Zi po ashtu ka të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi që nga shtatori nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

 

kriza politike ne malin e zi open ballkan protestë në malin e zi

Sondazh

Poll