Bota

Escobar vizitoi manastirin e Deçanit, mediat serbe: Lëvizje që befasoi Kurtin dhe gëzoi serbët

Lajmi është publikuar në llogarinë e manastirit në Twitter ku dhe kanë publikuar një foto të Escobarit në oborrin e tij dhe kanë shprehur mirënjohjen për angazhimin e SHBA për mbrojtjen e tij.

12 Dhjetor 2022, 12:08 Nga d.a.
Escobar vizitoi manastirin e Deçanit, mediat serbe: Lëvizje që
Escobar

KOSOVË- I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vizituar të dielën manastirin e Deçanit në Kosovë.

Lajmi është publikuar në llogarinë e manastirit në Twitter ku dhe kanë publikuar një foto të Escobarit në oborrin e tij dhe kanë shprehur mirënjohjen për angazhimin e SHBA për mbrojtjen e tij.

“Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, thuhet në postimin në Twitter të manastirit të Deçanit.

Mediat serbe, e shohin praninë e Escobar në manastir si një qëndrim të hapur kundër qeverisë së Kosovës pasi kjo e fundit prej vitesh nuk pranon të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese në lidhje me manastirin e Decanit.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që t’i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë. Pavarësisht se vendimet e Kushtetueses, si instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë, janë të formës së prerë dhe obliguese për të gjitha palët, ligji nuk parasheh “dënim” për mosbindje ndaj vendimeve të kësaj gjykate. Vendimin për kthimin e pronave të Manastirit të Deçanit po refuzojnë që ta zbatojnë autoritetet lokale në Deçan, pavarësisht thirrjeve të shumta të diplomatëve amerikanë dhe evropianë se ky vendim duhet respektuar.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor është në një vizitë zyrtare në rajon së bashku me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet.

gabriel escobar ne kosove manastiri i decanit

Sondazh

Poll