Bota

Tensionet në veri, Escobar pritet të zhvillojë një takim me presidenten Osmani dhe Kurtin gjatë ditës

Gjatë ditës së sotme Escobar pritet të zhvillojë një takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani në zyrën e saj, ndërkohë gjatë pasdites do të takohet dhe me kryeministrin Albin Kurti.

12 Dhjetor 2022, 09:54 Nga d.a.
Tensionet në veri, Escobar pritet të zhvillojë një takim me
Escobar dhe Osmani

KOSOVË- I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndodhet në Kosovë ku pritet që të zhvillojë disa takime me krerët e shtetit.

Gjatë ditës së sotme Escobar pritet të zhvillojë një takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani në zyrën e saj, ndërkohë gjatë pasdites do të takohet dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Përveç Escobarit, për vizitë në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Vizita e Escobar dhe Chollet, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Po ashtu, kjo vizitë vjen edhe disa ditë pas njoftimit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i përditësuar i të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.

gabriel escobar vjosa osmani tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll