Bota

Situata në veri, Bildt: Gjërat do të nxehen edhe më shumë kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE

Ai ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më tej në ditët në vijim, pasi që Kosova ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

12 Dhjetor 2022, 09:21 Nga A.B
Situata në veri, Bildt: Gjërat do të nxehen edhe më
Carl Bildt

KOSOVË- Rritja e tensioneve në veri të Kosovës, ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve. Së fundmi për situatën e krijuar në vend, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt. Përmes një reagimi në Twitter, ai ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më tej në ditët në vijim, pasi që Kosova ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, shkroi Bildt.

Diplomati suedez më tej shtoi se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më parë.

“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, shtoi ai.

carl bildt tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll