Bota

Të tjera shpërthime në Veri të Kosovës, dyshohet se janë përdorur bomba

Edhe policia e Kosovës ka deklaruar se deri tani nuk ka të dhëna për rastin. Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.

11 Dhjetor 2022, 23:03 Nga F.M
Të tjera shpërthime në Veri të Kosovës, dyshohet se
Kosovë

KOSOVË- Të tjera shpërthime vijojnë të dëgjohen në Veri të Kosovës. Mësohet se këtë mbrëmje shpërthime janë dëgjuar në “Lagjen e Boshnjakëve”. Ende nuk ka detaje në lidhje me dëmet që mund të jenë shkaktuar apo nëse ka persona të plagosur, por raportohet se dyshohet se janë përdorur bomba.

Edhe policia e Kosovës ka deklaruar se deri tani nuk ka të dhëna për rastin. Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 11 Dhjetor 2022, 20:37 F.M

Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit

Albin Kurti KOSOVË- Një nga makinat, pjesë e eskortët së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentu...