Bota

Vrasja e trefishtë në Itali/ Mes viktimave edhe mikesha e kryeministres, Meloni: Nuk është e drejtë të vdesësh kështu

Sabina Sperandio, Elisabetta Silenzi dhe Nicoletta Golisano janë tre viktimat të cilat u qëlluan për vdekje nga Claudio Campiti, tashmë i arrestuar.

12 Dhjetor 2022, 07:27 Nga A.B
Vrasja e trefishtë në Itali/ Mes viktimave edhe mikesha e
Meloni dhe shoqja

ITALI- Dje ndodhi një tragjedi brenda një lokali në Romë. Tre gra, përfshirë një mikeshë të kryeministres të Italisë, u vranë kur një burrë hapi zjarr në një kafene në Romë, duke plagosur katër persona të tjerë. Ata që ishin brenda po mblidheshin si pjesë e komitetit të banorëve të një blloku lokal. 

Sabina Sperandio, Elisabetta Silenzi dhe Nicoletta Golisano janë tre viktimat të cilat u qëlluan për vdekje nga Claudio Campiti, tashmë i arrestuar.

Vrasja e trefishtë në Itali/ Mes viktimave edhe mikesha e
Dy viktimat

Kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi një nga gratë e vrarë si mikeshën e saj Nicoletta Golisano. Emrat e grave të tjera të vdekura janë Elisabetta Silenzi dhe Sabina Sperandio. Në një postim në Facebook, ku i dërgoi ngushëllimet familjes së zonjës Golisano, Meloni tha se do ta kujtonte gjithmonë shoqen e saj “të bukur dhe të lumtur”.

“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por mbi të gjitha ajo ishte një profesioniste me një ndjenjë detyre jashtë të zakonshmes… Nikoletta ishte shoqja ime. Nuk është e drejtë të vdesësh kështu”, shkroi Meloni.

Meloni tha gjithashtu se një poligon qitjeje nga i cili dyshohet se kishte vjedhur armën e përdorur në sulm ishte mbyllur dhe ishte nën hetim. Policia ende nuk ka komentuar motivin e të dyshuarit, i cili është përmendur nga shtypi italian, por jo zyrtarisht. Sulmi nuk mendohet të ketë qenë politik. Raportet sugjerojnë se i dyshuari dhe bordi i banorëve të pallatit kanë qenë në një mosmarrëveshje të ashpër për disa kohë.

Vrasësi mori armën mëngjesin e së dielës në poligonin e qitjes Tor di Quinto në Romë, pa e kthyer. Ai mbërriti në vendin ku po zhvillohej takimi, e më pas qëlloi të paktën 4-5 herë me armë kundër bordit drejtues të Konsorciumit. 

vrasje ne itali sabina sperandio elisabetta silenzi nicoletta golisano

Sondazh

Poll

Bota 11 Dhjetor 2022, 20:37 F.M

Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit

Albin Kurti KOSOVË- Një nga makinat, pjesë e eskortët së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentu...