Bota

Temperaturat -3 gradë/ 4 fëmijë bien në liqenin e akullt në Britani, 3 ndërrojnë jetë

Ata besohet se kanë rënë në ujë pasi ishin duke luajtur në akull në Babbs Mill Park, Kingshurst. 

12 Dhjetor 2022, 07:00 Nga a,b,d,a
Temperaturat -3 gradë/ 4 fëmijë bien në liqenin e akullt
Ekipet

BRITANI E MADHE- Katër fëmijë u dërguan në spital në gjendje kritike pasi ranë në një liqen të akullt pranë Birminghamit ku fatkeqësisht tre prej tyre kanë ndërruar jetë. Ky numër mund të rritet pasi policia tha se kur mbërritën në vendngjarje, iu tha se "deri në gjashtë persona" kishin rënë në ujërat e akullta.

Sipas dëshmitarëve okularë, fëmijët po luanin në akullin e një liqeni të ngrirë në Babbs Mill Park, Kingshurst dhe ranë në ujë kur u thye.

Shërbimi i Ambulancës së West Midlands tha se fëmijët kishin qenë në arrest kardiak kur u shpëtuan, por nuk ofroi asnjë informacion të mëtejshëm për gjendjen e tyre. 

Gjatë një konference për shtyp, shefi i zjarrfikësve në West Midlands, Richard Stanton tha se ekuipazheve iu tha në mbërritje se deri në gjashtë persona kishin qenë në liqen.  Por më vonë ai sqaroi se "ky nuk do të ishte më një operacion kërkim-shpëtimi", duke përmendur ftohtësinë e ujit, moshën e atyre që kishin hyrë dhe kohën që mund të kenë qenë atje.

Të tre shërbimet e urgjencës thanë se u thirrën menjëherë pas orës 14:30 të dielën, me ambulancën e parë që mbërriti brenda shtatë minutave pasi u thirr. Në kohën kur mbërritën zjarrfikësit, si oficerët e policisë ashtu edhe anëtarët e publikut u përfshinë në përpjekjet e shpëtimit.

Temperaturat prej 1C (34F) u raportuan në zonë në atë kohë. Ata pritet të bien në -3 gradë Celsius gjatë natës.
Mbretëria e Bashkuar pritet të vazhdojë të përjetojë një periudhë të ftohtë - me borë, akull dhe mjegull të ngrirë që pritet për ditë të tëra, sipas parashikimeve.

Burimi: BBC

femijet bien ne liqenin e akullt richard stanton

Sondazh

Poll

Bota 11 Dhjetor 2022, 20:37 F.M

Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit

Albin Kurti KOSOVË- Një nga makinat, pjesë e eskortët së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentu...