Bota

Tensionet/ Vuçiç: Këshilltarët e Scholz, Macron, Escobar dhe Lajçak do të jenë më 17 dhjetor në Beograd

Vuçiç tha se do të bisedojë me ta për 4 apo 5 orë për tema me rëndësi.

11 Dhjetor 2022, 22:55 Nga F.M
Tensionet/ Vuçiç: Këshilltarët e Scholz, Macron, Escobar
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç

SERBI- Këshilltarët e Kancelarit gjerman dhe Presidentit të Francës si dhe emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak do të jenë në Serbi më 17 dhjetor. Lajmin e ka bërë me dije vetë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë, Vuçiç tha se do të bisedojë me ta për 4 apo 5 orë për tema me rëndësi.

 “Do të jenë 4- 5 orë të bisedimeve të rëndësishme, deri atëherë do të provojmë ta ruajmë në çdo mënyrë paqen dhe do të japim gjithçka nga vetja,”- tha Vuçiç.

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 11 Dhjetor 2022, 20:37 F.M

Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit

Albin Kurti KOSOVË- Një nga makinat, pjesë e eskortët së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentu...