Bota

Vuçiç: Beogradi nuk i urdhëroi barrikadat! Sulmet ndaj EULEX-it apo KFOR-it nuk duhet të ndodhin (S'përmend Kosovën)

Vuçiç doli para mediave dhe u kërkoi serbëve të Kosovës që të ruajnë paqen dhe të shtensionojnë situatën.

11 Dhjetor 2022, 20:52 Nga F.M
Vuçiç: Beogradi nuk i urdhëroi barrikadat! Sulmet ndaj
Aleksandër Vuçiç

TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Beogradi nuk ka urdhëruar ngritjen e barrikadave në Veri të Kosovës. Pasi mblodhi Këshillin e Sigurisë, Vuçiç doli para mediave dhe u kërkoi serbëve të Kosovës që të ruajnë paqen dhe të shtensionojnë situatën. Ai tha se sulmet ndaj EULEX-it apo KFOR-it nuk duhet të ndodhin, por la pa përmendur sulmet ndaj policisë së Kosovës.

"Sot është dita më e vështirë për mua që kur jam president, ndoshta nata më e vështirë është para meje, jemi të shtyrë pas murit, është detyra jonë të bëjmë thirrje për paqe. Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat. Në terren kemi një luftë të ashpër për mbijetesën e një kombi në vatrat e tij, policia e Kosovës, e cila nuk ka të drejtë të jetë në veri, ka të bëjë me përpjekjen për t’i dhënë fund problemit serb në Kosovë, në të cilin Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare merr pjesë. Ne nuk kemi asnjë indikacion se ka pasur një sulm ndaj EULEX-it, por sulmet ndaj EULEX-it apo KFOR-it nuk duhet të ndodhin,"- tha Vuçiç. 

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.

aleksander vucic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 11 Dhjetor 2022, 20:37 F.M

Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit

Albin Kurti KOSOVË- Një nga makinat, pjesë e eskortët së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentu...