Bota

"Periudhës së kërcënimit i ka ardhur fundi"/Ministri i Mbrojtjes: Vendi ynë ka burra e gra që i dalin për zot Kosovës

Ndër të tjera Ministri i Mbrojtjes në shkrimin e tij inkurajues thekson se taktikat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në Kosovë dhe se sipas tij ato nuk do të lejohen pasi qytetarët do të bëjnë rezistencë për t'a mbrojtur vendin. 

11 Dhjetor 2022, 17:31 Nga a.l
"Periudhës së kërcënimit i ka ardhur
Ministri i Mbrojtjes

RUSI-  Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar sërish lidhur me tensionet në Veri. Përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se deklaratat e Vuçiç dhe Brnabiç, me tentim të destabilizimit të veriut të Kosovës janë plotësisht të papranueshme. Ndërsa theksoi se Kosovë nuk duhet të lejohet veprimtaria e grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi, ç’ka sipas tij pengon edhe integrimin e komunitetit serb dhe ka për qëllim sabotimin e institucioneve. Ndër të tjera Ministri i Mbrojtjes në shkrimin e tij inkurajues thekson se taktikat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në Kosovë dhe se sipas tij ato nuk do të lejohen pasi qytetarët do të bëjnë rezistencë për t'a mbrojtur vendin. 

REAGIMI I PLOTË:

I vetmi zhvillim i Serbisë këto 23 vite është përditësimi i politikës së Millosheviqit me metodat ruse të luftës hibride!

Deklaratat e Vuçiq dhe Bërnabiq, me tentim destabilizimin e veriut të Republikës së Kosovës janë plotësisht të papranueshme.

Periudhës së shantazheve, kërcënimit, i ka ardhur fundi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha autoritetet dhe institucionet e sigurisë, do të zbatojnë dhe marrim veprime në përputhje me ligjshmërinë, kushtetueshmërinë dhe obligimin që e kemi ndaj qytetarëve tanë pa dallim etnie.

Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi, e asnjë formë e ilegalitetit që pengon integrimin e komunitetit serb në veri të vendit, dhe që ka për qëllim sabotimin e institucioneve.

Dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Policia e Republikës së Kosovës si dhe deklaratat e autoriteteve serbe për dërgimin e trupave ushtarake brenda territorit të Republikës së Kosovës, flasin shumë për një mendësi që vazhdon të funksionoj bazuar në politikën Millosheviqiane e edhe ruse, që don kaosin e edhe luftën, por që është fantazi e një mendjeje të sëmurë, e parealizueshme në realitetin e çdo shteti që është ndërtuar mbi bazën e vlerave demokratike evropiane dhe vullnetin e popullit.

Tendencat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në shtetin tonë. Nuk do të ndodhin ngase nuk do të lejohen asnjëherë.

Shteti i Republikës së Kosovës në gjithë gjatësinë kufitare dhe tërësinë territoriale ka burra e gra, pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë, që i dalin për zot në çdo kohë, që e duan atdheun e mbrojnë qytetarët e vet.

Mendësia destabilizuese ruse nuk ka vend në Ballkanin evropian proamerikan që në lëkurën e vet ka përjetuar mjaftueshëm trazira sa për t’i njohur dhe mos t’i lejuar më.

Në koordinim me aleatët tanë jemi për paqe dhe dialog, aq sa jemi të vendosur për mbrojtje dhe siguri.

Republika e Kosovës synon të ardhme demokratike dhe prosperuese si pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, çdo përshkrim tjetër nuk përkon me realitetin tonë si shtet.

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre./Dosja.al

tensionet ne veri te kosoves armend mehaj

Sondazh

Poll