Sport

VIDEO / Nuk ka të ndalur skiatorja e kombëtares shqiptare Colturi, kualifikohet mes 30 më të mirave

Aktualisht skiatorja italiane që garon për Shqipërinë po merr pjesë në Kupë e Botës për Ski që zhvillohet në Sestiere të Italisë

11 Dhjetor 2022, 14:14 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka të ndalur skiatorja e kombëtares shqiptare Colturi,

ITALI - Lara Colturi ia doli të kualifikohej për në garën e dytë në disiplinën e Slalomit në pistën e Sestiere, Itali, në ditën e dytë të garave në Ski World Cup.

16-vjeçarja e talentuar që përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive, arriti një rezultat fantastik në garën e parë duke u renditur mes 30 më të mirave.

Në garën e dytë, Lara do e nisë e para pasi u rendit e 30-ta.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll