Sport

VIDEO/ Maroku i tëri në festë! Portieri Bounou: "Mund të bëjmë mrekulli. Ne jemi në gjendje të përballet me këdo"…

Vendi afrikano-verior, i gjithë komuniteti maroken në mbarë rruzullin tokësor, shpërtheu në një festë legjitime. “Tani brezat e ardhshëm e dinë se Maroku mund të bëjë mrekulli."

11 Dhjetor 2022, 13:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Maroku i tëri në festë! Portieri Bounou: "Mund

KATAR - Ende pa vërshëllyer gjyqtari argjentinas Tellos për përfundimin e ndeshjes ndaj luzitanëve, festa e nisur në tribunat e ‘Al Thumamas’, shpërtheu jashtë stadiumit. Për herë të parë në histori, Maroku kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës “Katar 2022”. Vendi afrikano-verior, i gjithë komuniteti maroken në mbarë rruzullin tokësor, shpërtheu në një festë legjitime.  


Pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Portugalisë, një nga protagonistët e ‘Luanëve të Atlasit’ surprizues, Yassine Bounou , komentoi arritjen e kombëtares afrikane në gjysmëfinale: "Maroku mund të bëjë mrekulli. Është shumë, shumë e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar këtë moment. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët dhe tifozët që na kanë mbështetur. Tani do të pushojmë pak për t'u përgatitur për atë që do të vijë, por ne jemi në gjendje të përballemi me këdo: tani brezat e ardhshëm e dinë se Maroku mund të bëjë mrekulli."

VIDEO/ Maroku i tëri në festë! Portieri Bounou: "Mund

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll