Sport

‘Entuziazmi’ i Kylian Mbappe ndaj humbjes së penalltisë të Harry Kane, tani virale...

Reagimi i Kylian Mbappe pasi kapiteni anglez humbi një penallti në minutën e 85-të në çerekfinalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Anglisë, ka qenë i veçantë…

11 Dhjetor 2022, 10:06 Nga DOSJA

‘Entuziazmi’ i Kylian Mbappe ndaj humbjes së penalltisë

KATAR - Skuadra e Gareth Southgate fitoi ndaj Iranit, Uellsit dhe Senegalit përpara përballjes së tyre kundër kampionëve në fuqi të botës, Francës, por ‘Tre Luanët’ u eliminuan nga turneu i këtij Botërori dimëror me humbje.

Aurelien Tchouameni (17’) shënoi golin e tij të parë për Francën për t’i dhënë kampionëve në fuqi të botës një epërsi të merituar. Më pas, në pjesën e dytë, Tchouameni shkaktoi penallti, pasi mesfushori 22-vjeçar u përplas me Bukayo Saka.

Gjyqtari akordoi penallti dhe ashtu si ai ka bërë në shumë raste gjatë viteve, Harry Kane (54’) shënoi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatet. Por golashënuesi rekordmen i Francës, Olivier Giroud (77’), i kaloi ‘Les Bleus’ në avantazh. Anglia kishin mundësi të barazonin shifrat, pasi gjyqtari akordoi sërish penallti. Mirëpo, këtë herë i saktë nuk ishte Kane (84’) pasi gjuajti jashtë portës.

Pak çaste më vonë dhe kamerat u drejtuan drejt një Kylian Mbappe, i cili reagoi duke qeshur pa fund i ngazëllyer për penalltinë e humbur nga kapiteni anglez.

Më poshtë e gjeni reagimin e yllit francez:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll