Sport

VIDEO/ Modric ngushëllon Rodrygon, shokun e tij të skuadrës pas eliminimit: “Mos u shqetëso, ti je më i fortë se kaq”…

Sulmuesi i ri që luan me Real Madridin, ishte lojtari i parë i skuadrës së Brazilit që humbi 11-metërsh në ekzekutimin e penalltive përcaktuese.

11 Dhjetor 2022, 10:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Modric ngushëllon Rodrygon, shokun e tij të skuadrës pas

KATAR - Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit, e cila përfundoi me kalimin e kroatëve në gjysmëfinale të Kupës së Botës, teksa ishin më të fortë në penallti, ishte të premten, por ende ka pamje që po i bëjnë njerëzit të flasin.

Modric, pas përfundimit të ndeshjes, ngushëlloi disa lojtarë brazilianë, të shkatërruar nga eliminimi i kampionatit botëror, duke hedhur në sy një moment mes mesfushorit dhe Rodrygo, bashkëlojtar i Real Madridit.

“Hajde, ji i fortë! Mos u shqetëso, ti je më i fortë se kaq. Të gjithë dështojnë. Do të ktheheni më të fortë. Të dua, të shkojmë, të gëzohemi”,- i tha Modric brazilianit të ri, i cili ishte lojtari i parë i skuadrës së Brazilit që humbi 11-metërsh në ekzekutimin e penalltive përcaktuese.

Shikoni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll