Sport

Një tjetër zhgënjim i ri për tifozët e “Tre Luanëve”, tani arrin përmasa historike...

Anglia u eliminua në çerekfinale ndaj një rivali të vjetër si Franca dhe u bë skuadra në historinë e Kupave të Botës që është larguar më së shumti në këtë fazë, gjithsej shtatë herë

11 Dhjetor 2022, 11:31 Nga DOSJA
Një tjetër zhgënjim i ri për tifozët e “Tre

ANGLI - Si zakonisht, tifozët e zjarrtë anglezë e shohin çdo fazë finale të një kompeticioni të madh kombëtar, si një mundësi që Anglia të ngrejë sërish një trofe, pasi fitores së Kupës së Botës më 1966 në shtëpi. Që nga ajo kohë, çdo eliminim shihet gjithmonë si një zhgënjim i madh për tifozët e kombëtares së “Tre Luanëve” me këngën e tyre të famshme 'it´s coming home', në një aludim të drejtpërdrejtë për faktin, se futbolli është i lindur në ishull.

Kësaj radhe, Anglia u rrëzua në çerekfinale ndaj një rivali të vjetër si Franca dhe u bë skuadra që në historinë e Kupave të Botës, është eliminuar më së shumti herë në këtë fazë, gjithsej shtatë herë: 1954 (Zvicër), 1962 (Kili), 1970 dhe 1986 (Meksikë), 2002 (Koreja e Jugut/Japoni), 2006 (Gjermani) dhe tani edhe 2022, në Katar.

Kështu, zhgënjimi anglez merr një dimension historik, i rënduar nga fakti se eliminimi të shtunën mbrëma ishte një pengesë për ekipin nën urdhrat e Gareth Southgate, i cili e kishte çuar ekipin e “Tre Luanëve” në gjysmëfinale të Botërorit të fundit (Rusia 2018) dhe ishte finalist në kampionatit Evropian 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll