Sport

Presidenti Macron drejt Katarit për gjysmëfinalen e ‘Bluve’ kundër Marokut...

Në rast kualifikimi në finale, kreu i shtetit francez sipas informacioneve, do të jetë sërish i pranishëm në tribunat e Katarit.

11 Dhjetor 2022, 09:44 Nga DOSJA
Presidenti Macron drejt Katarit për gjysmëfinalen e

FRANCE - Siç ishte paralajmëruar, presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të udhëtojë në drejtim të Katarit për gjysmëfinalen e ‘Bluve” kundër Marokut të mërkurën. Sipas informacioneve, në rast kualifikimi në finalen e Botërorit, kreu i shtetit francez do të jetë sërish i pranishëm në tribunat e Katarit.

Emmanuel Macron kishte udhëtuar edhe drejt Rusisë për gjysmëfinalen kundër Belgjikës katër vjet më parë. Mbrëmjen e së shtunës, gjatë çerekfinales së fituar kundër anglezëve (2-1), në tribunë ishte e pranishme ministrja e Sporteve të Francës, Amélie Oudéa-Castéra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll