Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Aleksandër Vuçiç: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim

Vuçiç shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore”.

11 Dhjetor 2022, 10:25 Nga A.B
Tensionet në veri të Kosovës, Aleksandër
Vucic

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë “detyruar t’i ngrisin barrikadat”.

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram.

Vuçiç shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore”.

tensione në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll