Aktualitet

Situatë kritike në Gjirokastër/ Çahet diga e përroit në fshatin Hundëkuq, rrezikohet përmbytja e rrugëve, disa zona mbeten pa drita

Sakaq mes dy fshatrave në Labovë, rruga rurale shfaqet problematike si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Ndërs amësohet se në disa zona mungon energjia elektrike.

11 Dhjetor 2022, 10:28 Nga a.l
Situatë kritike në Gjirokastër/ Çahet diga e përroit
Gjirokastër

GJIROKASTËR- Kritike paraqitet situata e motit të keq edhe në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se diga e përroit të fshatit Hundëkuq është çarë si pasojë e vërshimit të ujërave të shiut , duke rrezikuar kështu përmbytjen e rrugës që të çon në këtë fshat. Sakaq mes dy fshatrave në Labovë, rruga rurale shfaqet problematike si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Ndërsa mësohet se në disa zona mungon energjia elektrike.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç./Dosja.al 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll