Aktualitet

Moti i keq/ Paralizohen fshatrat e Tepelenës, bllokohet rruga që të çon në Kurvelesh, bien inerte në disa akse rrugore

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, mësohet gjithashtu se është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush, ku ka patur rënie masive të inerteve të cilat kanë bërë të paqarkullueshëm këtë aks rrugor. 

10 Dhjetor 2022, 23:09 Nga a.l
Moti i keq/ Paralizohen fshatrat e Tepelenës, bllokohet rruga që
inerte dhe gurë

TEPELENË- Situata e motit te keq paraqitet kritike edhe në qytetin e Tepelenës. Mësohet se janë bllokuar disa rrugë që të çojnë drejt fshatrave të këtij qarku. Problematike shfaqen rrugët përmes të cilave bëhet kalimi, konkretisht në fshatrat e Kurveleshit. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, mësohet gjithashtu se është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush, ku ka patur rënie masive të inerteve të cilat kanë bërë të paqarkullueshëm këtë aks rrugor. Si rrjedhojë ngelen të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivice, Progonat, Lekdush dhe Bënçe.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll