Aktualitet

Plagosja në Fushë-Krujë! Ishin duke festuar një ditëlindje, zbulohen EMRAT e personave të plagosur

Të arrestuarit janë identifikuar si Xhentil Sefa, autori, Hygert Muja, pronari i lokalit dhe Flogert Kallari, miku i dy të plagosurve.

11 Dhjetor 2022, 09:56 Nga A.B
Plagosja në Fushë-Krujë! Ishin duke festuar një
Foto ilustruese

FUSHË- KRUJË- Zbulohen identitetet e personave të përfshirë në plagosjen në Fushë-Krujë. Të arrestuarit janë identifikuar si Xhentil Sefa, autori, Hygert Muja, pronari i lokalit dhe Flogert Kallari, miku i dy të plagosurve.

Hygert Muja, në gjendje të dehur ka plagosur me armë zjarri shokun e tij dhe më pas  veten në dorë. Sipas, policisë, të rinjtë ishin ulur në të njëjtën tavolinë, mirëpo më pas nisi konflikti. Ata ishin duke festuar një ditëlindje, por situata ka dalë jashtë kontrollit. Muja qëlloi me armë Kallarin, e më pas u vëtplagos.

Pas ngjarjes është vënë në pranga autori 25-vjeçar, si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave, dhe një tjetër person, shok i të plagosurve, për moskallëzim krimi.

xhentil sefa hygert muja flogert kallari plagosje ne fushe kruje

Sondazh

Poll