Aktualitet

Rrëshqitje dheu në Murriz, bllokohet rruga e Arbrit, i pamundur kalimi i mjeteve

Shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në të njëjtin vend ku është shembur edhe gjatë muajve të pranverës.

11 Dhjetor 2022, 10:03 Nga A.B
Rrëshqitje dheu në Murriz, bllokohet rruga e Arbrit, i pamundur kalimi
Policia

DIBËR-Reshjet dhe rrëshqitjet e djerave kanë bërë që qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit të bllokohet. Shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në të njëjtin vend ku është shembur edhe gjatë muajve të pranverës.

Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen. Drejtuesit e mjeteve thonë që po presin prej kohësh për të kaluar, ndërsa është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll