Aktualitet

Banorët e Elbasanit në panik, përroi i Zaranikës rrezikon të dalë nga shtrati

Shtrati i përroit nuk përballon dot intensitetin e prurjeve duke bërë që uji të vërshojë jashtë.

11 Dhjetor 2022, 09:24 Nga A.B
Banorët e Elbasanit në panik, përroi i Zaranikës rrezikon
Reshjet

ELBASAN- Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që prurjet e përroit 'Zaranikës' të kthehen në një rrezik për banorët. Shtrati i përroit nuk përballon dot intensitetin e prurjeve duke bërë që uji të vërshojë jashtë.

Ura në lagjen Vullnetari, rrezikon shembjen. Aktualisht reshjet e shiut kanë ndalur, por banorët e zonës pranë përroit të Zaranikës janë të frikësuar. Rritje të prurjeve ka dhe përroi i Namazderes dhe lumi Shkumbin, por deri tani nuk raportohen probleme serioze.

 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll