Aktualitet

Preu kangjellat e qelisë, shqiptari tenton arratisjen nga burgu i Koridalos në Greqi

Në repartin e 4-të dy të burgosurit po përgatiteshin të arratiseshin, por përpjekjet e tyre u parandaluan pas një hetimi nga punonjësit e burgut, të cilët u njoftuan në kohë.

11 Dhjetor 2022, 08:59 Nga A.B
Preu kangjellat e qelisë, shqiptari tenton arratisjen nga burgu i Koridalos
Burgu

GREQI- Një shqiptar ka shkaktuar mbrëmjen e së premtes në burgjet e Koridalos trazira. Në repartin e 4-të dy të burgosurit po përgatiteshin të arratiseshin, por përpjekjet e tyre u parandaluan pas një hetimi nga punonjësit e burgut, të cilët u njoftuan në kohë.

Informacioni ka mbërritur në Sekretariatin e Përgjithshëm të Politikës Antikriminale, i cili ka dhënë udhëzime për hetimin e kryer në IEVP. Nga hetimi u konstatua se dy të burgosurit e huaj, një shqiptar dhe një palestinez, të cilët vuajnë dënimin për grabitje dhe vepra të tjera, kishin prerë kangjellat e qelisë për t’u arratisur por pa sukses.

Në një qeli ngjitur është gjetur edhe një pajisje celulari, e cila mund të ketë lidhje me tentativën e arratisjes, ndërkohë kjo pajisje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po hetohet për çfarë qëllimi është  përdorur.

Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll