Sport

Van Dijk: "Nuk më intereson kush e fiton Botërorin, nuk e shoh më..."

Ndeshja mes dy skuadrave ka pasur mjaft tension, ku lojtarët e të dyja skuadrave u bën gjithnjë e më nervozë me kalimin e minutave. Në fakt, në një nga përleshjet, pasi Leandro Paredes dërgoi topin me forcë drejt pankinës holandeze, me lojtarët holandez që shpërthyen

10 Dhjetor 2022, 18:56 Nga DOSJA
Van Dijk: "Nuk më intereson kush e fiton Botërorin, nuk e shoh

KATAR - Çerekfinalja e Argjentinës kundër Holandës ishte një shfaqe për të mos u humbur. Një lojë që realisht i kishte të gjitha dhe fitues i fundit me penallti ishte “Albiceleste”. 

Mbrojtësi i Tulipanëve dhe Liverpool, Virgil van Dijk ishte i pari për skuadrën e tij që mori topin në zonën e penalltisë dhe ekzekutoi Emiliano Martinez, me portierin e Aston Villas që e ndaloi atë. Pas përfundimit të ndeshjes, mborjtësi me përvojë u pyet nëse beson që Argjentina do të vazhdojë në turne deri në finale dhe në fund nëse do ta fitojë Botërorin, ai u përgjigj: “Nuk më intereson. Nuk do të shoh më"

Ndeshja mes dy skuadrave ka pasur mjaft tension, ku lojtarët e të dyja skuadrave u bën gjithnjë e më nervozë me kalimin e minutave. Në fakt, në një nga përleshjet, pasi Leandro Paredes dërgoi topin me forcë drejt pankinës holandeze, me lojtarët holandez që shpërthyen dhe pasoi një sherr në të cilin Van Dijk e rrëzoi kundërshtarin e tij me një goditje. Mbrojtësi i egër nuk ka pranuar të komentojë momentet e tensionuara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll