Sport

Argjentina dhe Holanda nën akuzë! FIFA hap procedurë hetimore për skenat e ndeshjes së ‘Albicelestëve’ kundër “Portokallinjve’…

Për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe stolit: do të ketë akuza dhe sanksione të mundshme

10 Dhjetor 2022, 15:12 Nga DOSJA

Argjentina dhe Holanda nën akuzë! FIFA hap procedurë hetimore

KATAR - Nuk ishte një lojë e thjeshtë për të drejtuar Mateu Lahoz. Arbitrit spanjol, i cili mori kritika nga futbollistë, si Dibu apo Leo Messi, iu desh të drejtonte një takim që vijon të sjellë bishta dhe problematika edhe orë më vonë.

Aq sa, pas analizimit të gjithçkaje që ndodhi në fushë, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedimin ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit për shkelje të mundshme të neneve 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) dhe 16 (Rendi dhe siguria në ndeshje) të Kodi Disiplinor i FIFA-s gjeste dhe sjellje të vërejtura gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë, në çerekfinalen e Kupës së Botës, më 9 dhjetor.

Argjentina dhe Holanda nën akuzë! FIFA hap procedurë hetimore

Gjithashtu, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedime edhe kundër Federatës së Futbollit të Holandës për shkelje të mundshme të nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s në lidhje me të njëjtën ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll