Sport

VIDEO / Kaq e pati edhe Portugalia, Maroku vazhdon ëndrrën në gjysmëfinale

Në stadiumin Al Thumama përfundoi 1-0 për afrikano-veriorët në fund të një ndeshjeje të ngushtë dhe të luftuar.

10 Dhjetor 2022, 18:04 Nga DOSJA
VIDEO / Kaq e pati edhe Portugalia, Maroku vazhdon ëndrrën në

KATAR - Përralla e Marokut vazhdon në Kupën e Botës 2022 . Pas eliminimit të Spanjës në raundin e 16-të, djemtë e Regraguit eliminuan edhe Portugalinë në çerekfinale dhe siguruan kualifikimin për një gjysmëfinale historike. 

Në stadiumin Al Thumama përfundoi 1-0 për afrikano-veriorët në fund të një ndeshjeje të ngushtë dhe të luftuar. 

Në pjesën e parë En-Nesyri (42') zhbllokoi ndeshjen me kokë duke përfituar nga një dalje e gabuar e Diogo Costa , më pas reagimi portugez u shtyp në traversën e Bruno Fernandes . 

Në pjesën e dytë, CR7 & Co. ngrihet dhe shtyn, por bunkeri maroken i reziston rrethimit.Cheddira u përjashtua në kohën e shtuar . Në gjysmëfinale Maroku do të përballet me fituesin Angli-Francë . 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll