Sport

Batistuta i shkruan Messit: "E kam mbajtur rekordin për 20 vjet. Tani shpresoj me gjithë zemër, ta kapërcesh në ndeshjen e radhës”

Leo Messi iu bashkua Gabriel Omar Batistuta në krye të tabelës së golashënuesve më të mirë të ‘Albicelestët’ në finalet e Kupës së Botës, me 10 gola.

10 Dhjetor 2022, 14:47 Nga DOSJA

Batistuta i shkruan Messit: "E kam mbajtur rekordin për 20 vjet. Tani

KATAR - Me golin e shënuar dje kundër Holandës, në çerekfinalen e Kupës së Botës me Argjentinën, Leo Messi iu bashkua Gabriel Omar Batistuta në krye të tabelës së golashënuesve me ‘Albicelestët’ në finalet e Kupës së Botës, me 10 gola.

Sot, përmes profilit të tij në Instagram , ‘Mbreti Luan’ ka dashur të urojë ekipin e Scalonit: "E kam mbajtur këtë rekord për 20 vjet, - shkruan ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Romës, - dhe më pëlqeu. Tani është një kënaqësi e madhe ta ndaj me ju, duke shpresuar me gjithë zemër që ta kapërceni tashmë në ndeshjen e radhës”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gabriel Omar Batistuta (@gabrielbatistutaok)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll