Sport

Trajneri i Manchesterit zbulon intervistën e Ronaldos:"Donte të largohej, foli ashtu që të prishte kontratën"

Për mua, Cristiano Ronaldo, kur është në formë, është një lojtar i mirë, i cili mund të japë shumë ndihmesë. Por me ne nuk ishte. Ka një ndryshim të madh dhe synimi im ishte ta bëja pjesëmarrës në projektin tonë”.

10 Dhjetor 2022, 18:23 Nga DOSJA
Trajneri i Manchesterit zbulon intervistën e Ronaldos:"Donte të

ANGLI - Trajneri i manchester United Erik Ten Hag rikthehet të flasë për intervistën e bujshme të Cristiano Ronaldos në Talk TV. “Ato ishin fjalë të papranueshme për një klub. Ai i dinte pasojat,” - shpjegoi menaxheri i Manchester United për Manchester Evening News.

“Por tani është koha për të parë përpara dhe për të menduar për të ardhmen e skuadrës. Unë bëra gjithçka me ndershmëri, transparente, folëm për vizionin tim. Kështu që nuk e kam problem të flas me të – vazhdoi trajneri i Djajve të Kuq –. Për mua, Cristiano Ronaldo, kur është në formë, është një lojtar i mirë, i cili mund të japë shumë ndihmesë. Por me ne nuk ishte. Ka një ndryshim të madh dhe synimi im ishte ta bëja pjesëmarrës në projektin tonë”.

Holandezi vazhdoi të fliste për fjalët e ashpra të portugezit kundër tij, drejtuesit dhe pronësinë e United. “Unë besoj se një ekip mund të jetë i suksesshëm vetëm kur të gjithë mbështesin njëri-tjetrin. Kjo është mënyra e vetme e mundshme”, shtoi ai, duke nënvizuar rëndësinë që të gjithë të rreshtohen në të njëjtin drejtim.

Sipas Ten hag ato fjalëq ë u thanë nga lojtari ishin posaçërisht për t’u shkëputur nga klubi dhe për të shkuar te ndërprerja e kontratës. Një lëvizje e krijuar posaçërisht në prag të Kupës së Botës për të siguruar ndarjen me United dhe për të nisur një aventurë të re.

Aventurë që për momentin Cristiano Ronaldo ende nuk e ka zyrtarizuar. Për momentin, në fakt, CR7 po luan Kupën e Botës në Katar ende si një lojtar i lire. Në pritje natyrisht të një marrëveshjeje të re, mes zërave e mohimeve për një ofertë nga Al Nassr. Të gjitha me dëshirën e zakonshme për të qenë protagonist në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll